Ballina Jetë & Stil Sekreti i suksesit të norvegjezëve: fëmijëve nuk u lejohet konkurenca me njeri-tjetrin

Sekreti i suksesit të norvegjezëve: fëmijëve nuk u lejohet konkurenca me njeri-tjetrin

Norvegjia, vendi me më shumë medalje që konkurron në Lojërat Olimpike Dimërore, mes 1924 dhe 2014 ka akumuluar 118 medalje ari, 111 argjend dhe 100 bronz.

Ajo gjithashtu është “shtëpia” e sportistit me më shumë medalje në këtë kompeticion, Ole Einar Bjørndalen, i cili ka gjithsej 13 medalje, përfshirë tetë prej ari.

Por si është një vend që ka vetëm 5.2 milionë banorë kaq i suksesshëm? Një përgjigje e mundshme: Norvegjia nuk regjistron rezultatin.

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por është një strategji që funksionon në mënyrë të qartë, sipas Tore Øvrebø, drejtoresha norvegjeze e Komitetit Olimpik të sporteve elitare.

Ideja synon inkurajimin e fëmijëve për të luajtur sporte pa i lënë ata të mbajnë pikë ose të llogarisin se kush fiton dhe humbet deri sa të arrijë moshën 13 vjeçare.

Për to, gjëja më e rëndësishme është argëtimi dhe miqësia.

“Ne shkojmë jashtë vendit si një ekip i madh që dëshiron të argëtohet dhe duhet të jemi miq më të mirë kur të kthehemi në shtëpi, sesa kur nisemi nga Norvegjia”, thotë Øvrebø.

Sigurisht, shoqëria nuk është e vetmja gjë që i ndihmon atletët e Norvegjisë të fitojnë medalje.

Norvegjezët gjithashtu kanë qasje në mbi 300 maja malore mbi 2 km, të cilat sipas bordit turistik të vendit, “janë nën një mantel të pastër dhe të bardhë” kur vjen dimri.

Sezoni i skive shpesh zgjat deri në fund të prillit. Disa vendpushime janë madje të hapura deri në fillim të muajit maj.

Nuk është e habitshme, pra, se skija konsiderohet sport kombëtar i vendit. Kjo ishte e dukshme në ndeshjet e dimrit të Lillehammer në vitin 1994, kur Norvegjia, e cila po konkurronte në shtëpi, kryesoi tabelën e medaljes, duke fituar 26 medalje, nga të cilat 10 ishin ari./scan.tv/

VIDEO bonus:
Loading...