Ballina Argëtim Jetë & Stil Rolling Stones së shpejti me turne të ri muzikor

Rolling Stones së shpejti me turne të ri muzikor

Rolling Stones, grupi më i jashtëzakonshëm i rock-ut në botë, duket se janë gati të rikthehen.

Ndonëse tashmë në moshë të madhe, për anëtarët e grupit duket se nuk është një problem, ndërsa kanë vendosur të bëjnë një turne të ri veror në Britaninë e Madhe,të titulluar “No Filter”.

Kanë kaluar tashmë pesë vite që kur Mic Jagger, Keith Richards, Ronnie Wood dhe Charlie Watts nuk kanë performuar. Ndërsa tashmë ata do të vijnë me disa koncerte në Britani të Madhe, ndërsa koncerti i parë do të mbahet më 22 maj në stadiumin e West Hamit në Londër, para se të performojnë në Old Trafford të Mançesterit më 5 qershor.

Kënaqësinë për t’i dëgjuar ata e për t’i parë ta elektrizojnë edhe njëherë turmë, do ta kenë edhe vende të tjera si Irlanda, Gjermania, Franca, Polonia dhe Republika Çeke, pasi Rolling Stones do të mbajnë koncerte edhe në këto vende./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews