Ballina Showbiz Rikthehet fuqishëm Kylie Minogue, sjell këngën e re dhe videoklipin hot… (VIDEO)

Rikthehet fuqishëm Kylie Minogue, sjell këngën e re dhe videoklipin hot… (VIDEO)

Këngëtaren Kylie Minogue mund ta shohim duke kërcyer sërish. Ajo ka publikuar këngën më të fundit, të titulluar “Dancing”.

49-vjeçarja këtë herë i është afruar muzikës country, teksa shfaqet duke i rënë kitarës. Minogue shfaqet duke kërcyer dhe lëvizjet tipike të kaubojsve.

Videoklipi është pëlqyer dhe nga fansat e këngëtares, të cilët thonë se ajo nuk ngjan aspak për moshën që ka.

Këngëtarja australiane ka shitur mbi 80 milionë albume në rang botëror, gjatë karrierës së saj. Ajo është gjithashtu artistja e 3-të me shitjet më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar.

Loading...