Ballina Diaspora Mërgimtarët nga Zvicra ndihmojnë fëmijët nevojtarë në Gostivar

Mërgimtarët nga Zvicra ndihmojnë fëmijët nevojtarë në Gostivar

Mërgimtarët e Gostivarit nga Zvicra, para disa ditësh kanë sjellë 160 palë këpucë dimri për fëmijët në nevojë.

Këto këpucë u shpërndanë me shumë sukses, në bashkëpunim me iniciativën humanitare “Mos hidh, por dhuro” dhe Komunën e Gostivarit, raporton “Tv Globi”.

Megjithatë, nevoja ka qenë shumë më e madhe, prandaj mërgimtarët në Zvicër, do të organizohen edhe një herë për të sjellur për fëmijët që kanë nevojë në vendlindjen e tyre, këpucë tjera.

Kësaj radhe janë paralajmëruar 1.000 palë këpucë, përcjell albinfo.ch.

Krye organizator i këtij aktiviteti humanitar, mërgimtari Adis Tairi, ka ftuar çdo mërgimtar të Gostivarit t’i bashkëngjitet nismës humanitare nga ana e tij për të ndihmuar vendlindjen.

Tairi, njofton se është në kontakt me një kompani nga Zvicra për të blerë këpucë të reja, por që numri të jetë sa më i lartë, pret dhe fton edhe mërgimtarët tjerë t’i bashkëngjiten nismës humanitare.

Pasi të sigurohen këpucët e reja do të shpërndahen në shkolla dhe te familjet që kanë nevojë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews