Ballina Opinione MEMECËT E BDI-SË QË HESHTËN PARA KRIMEVE TË VMRO-SË, VAZHDOJNË TË JENË...

MEMECËT E BDI-SË QË HESHTËN PARA KRIMEVE TË VMRO-SË, VAZHDOJNË TË JENË NË PUSHTET

Këta politikanë ose ndryshe hajdutë që kanë vjedh nga 50 milionë euro vendosin diktatin e tyre! Madje për fat të keq disa prej tyre vazhdojnë ende të jenë në pushtet.

LDSM erdhi në fuqi pikërisht duke denoncuar të korruptuarit, kriminelët që gjendeshin në krye të shtetit, dhe po, Gruevski u largua, por ama vetëm me një pjesë të fajtorëve, pasi tabori i BDI-së bashkëpunëtorë ose të paktën memecët në krimet e VMRO-së, vazhdon të qëndrojë në pushtet! Si përfundim është pastruar vetëm një pjesë e krimit atëherë!

Ndoshta Zaevit i duhet kohë! Gjithsesi de facto ne kemi një qeveri të paktën gjysëm të korruptuar për aq sens sa mund të ketë kjo shprehje, pasi nuk ka “TË KORRUPTUAR DHE GJYSËM TË KORRUPTUAR,” ka thjesht “TË KORRUPTUAR”!

Domethënë , korrupsionin e kemi të institucionalizuar! Diplomati i shquar Henri Kisinxher do të thoshte një të vërtetë aksiomatike: Çdo popull meriton qeverinë që ka! Domethënë ne e meritojmë këtë qeveri të korruptuar, pasi jemi ne që votojmë këtë sistem! Jemi ne që tolerojmë spitalin, shkollën, zyrën te lagja, policinë, drejtësinë (gjithçka), të jetë korruptive, pasi jemi ne që zgjedhim kështu!/Arben Taravari