Ballina Aktualitet Sociale Mblidhen shpenzimet e operimit për foshnjen Sevime, mbetet vetëm organizimi i transportit...

Mblidhen shpenzimet e operimit për foshnjen Sevime, mbetet vetëm organizimi i transportit (VIDEO)

Është mbledhur shuma e nevojshme për operimin e vogëlushes Sevim, por jo edhe e shpenzimeve rrugore për transport me makinë të ndihmës së shpejtë si dhe personelin mjekësor që do të duhet ta shoqërojnë Sevimin deri në Turqi. Prindi i Sevimit, Afrim Reka, i faleminderoi të gjithë njerëzit humanë për ndihmën financiare të ofruar. Ai tha se të gjitha dokumentacionet janë dërguar në Turqi dhe deri të mërkurën e javës së ardhshme pritet të marrin përgjigje se kur duhet të nisen.

“Deri tash elhamdulilah prej bamirësve që kanë ardh prej të gjitha anëve, inshaAllah Zoti ua paguan me xhennet, gjithçka u dhashtë Zoti atyre që na kanë ndihmu… Afër 12 000 euro. Këto siç thonë duhet të shkojmë me ndihmën e shpejtë, edhe ato me pagesën tonë, duhet edhe dy mjek mi pas me vete për vajzën. Se mundësi për aeroplan nuk kemi…. Unë thash 12.000 për operacionin , nuk desha të kërkoj më shumë, por më kanë thënë se do të mbetem në rrugë. Dokumentet janë dërguar në Turqi, vetëm presim përgjigje, që të nisemi. Edhe pasaportat presim që t’I marrim. Bamirësve uroj që Zoti t’I shpërblejë me xhenet, kushdo që ka dhënë për Sevimin. Zoti u dhashtë për çfarë të kenë nevojë. Çfarë të bëjë kjo ka qenë sprovë e Zotit“.

Ndërkaq për shkak se prindi i Sevimit ka qenë i detyruar të kujdeset për tre fëmijët e tjerë, të sigurojë dokumentacionin që i është kërkuar për vajzën e cila ndodhet në spital, si dhe të gjendjes së rënduar shëndetësore të tij, Afrim Demiri i është ofruar që t’i ndihmojë atij në gjithë këtë proces.

Afrim Demiri, njëri nga iniciatorët që ka marrë përgjegjësi për t’i ndihmuar Afrim Rekës

“Fillimisht duhet faleminderiuar të gjithë shqiptarët prej të gjitha anëve të botës të cilët kanë kontribuar, ndihmat kanë ardh nga të gjitha anët e botës dhe deri më tani kemi arritur të mbledhim 12 500 euro, mirëpo kërkohet ende ndihma e shqiptarëve, pasiqë vëllau do të ketë nevojë edhe për strehim atje, edhe për harxhime tjera të cilat do të bëhen. Deri tash kemi arrit të komunikojmë më një mjek, shkaku i dokumenteve që nuk i kishim gati, historiati i fëmijës prej kur është lindur, faleminderojmë drejtorin e klinikës për fëmijë i cili i ka bërë dokumentin gati”.

Ditë më parë babai i vogëlushes Sevim, Afrim Reka, nëpërmjet televizionit Shenja, kërkoi ndihmën e njerëzve humanë që t’i dalin në ndihmë atij, për shkak se vajza e tij katërmuajshe Sevim Reka, tashmë katër muaj me rradhë ndodhet në spital për shkak se ajo vuan nga qiellza në fyt si dhe shumë sëmundje të tjera. Nëna e Sevimin ka lënë në shtëpi tre vajzat e tjera 2, 5 dhe 10 vjeçare si dhe prindërit e saj në moshë të shtyrë, për të cilët do të duhej të kujdeset kryefamiljari Afrim, i cili sqaroi se për shkak të të gjitha këtyre obligimeve është detyruar që të punojë ndrrimin e natës në punë dhe gjatë ditës të përkujdeset për gjithçka tjetër. Ai sqaroi gjithashtu se sa e vështirë ishte për të që të sigurojë mjetet e nevojshme për operimin e vajzës. Pasi ka siguruar shumën e nevojshme për operim, tani Afrimi pret vetëm grumbullimin e shpenzimeve të transportit, që Sevimit 4 muajsh t’i mundësohet operimi i domosdoshëm.

@tn.lajmelokale
@tetovanews