Ballina Argëtim Jetë & Stil Konflikt mes tyre? Nora Istrefi anulon bashkëpunimin me këngëtarin shqiptar

Konflikt mes tyre? Nora Istrefi anulon bashkëpunimin me këngëtarin shqiptar

Para disa ditësh këngëtarja e njohur nga Kosova, Nora Istrefi paralajmëroi se do të sillte shumë shpejt për publikun një këngë të re titulli i së cilës do të ishte “Tymi i dashnisë”.

E veshur me të bardha Nora lajmëroi fansat për projektin e saj më të ri. Mirëpo sot përmes një postimi në Instastory, këngëtari i njohur shqiptar Irkenc Hyka ka lajmëruar fansat e tij, se kënga me të njëjtin titull me të Norës do të publikohet këtë javë.

Ai nuk ka përmendur emrin e Norës në asnjë vend, çfarë do të thotë se ai do e këndojë vetëm këtë këngë. Nga ana tjetër Nora ka hequr përshkrimin e videos ku lajmëronte publikimin e këngës së re “Tymi i dashnisë”.

Gjithsesi bashkëshorti i saj e mban akoma këtë lajmërim të Norës./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews