Ballina Argëtim Jetë & Stil Këngëtari shqiptar përfundon nën hetim nga prokuroria

Këngëtari shqiptar përfundon nën hetim nga prokuroria

Blero Muharremi, me gjithë dëshirën për t’u shpëtuar lajmeve të mediave, nuk ia ka dalë dot gjithmonë. Në pothuaj çdo lëvizje të tij apo edhe të partneres në profilet sociale, ka qenë gjithmonë mjaft për të bërë lajm. Megjithëse Blero dhe Afrona e ushqejnë gjithmonë publikun me të reja nga aktiviteti apo jeta e tyre private, këtë herë lajmet nuk janë edhe aq të mira. Siç bëjnë të ditur mediat kosovare, Blero është nën hetim nga prokuroria, por arsyeja ende nuk është mësuar. Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurori Atdhe Dema: “Po, ky person është nën hetim”, – ka thënë Dema për mediat, por pa zbuluar shkakun pse po hetohet.

Mësohet gjithashtu se javën e kaluar Blero ka qenë i pranishëm në prokurori dhe e ka konfirmuar, por pa komentuar mbi rastin: “Nuk komentoj për këtë rast”, – ka dashur ta mbyllë ai këtë çështje pa dëshirën për t’u bërë mediatike.

Mediat e Kosovës shkruajnë se Blero para dy vitesh është paraqitur në policinë e Kosovës për armëmbajtje pa leje, por nuk dihet nëse gjyqi vijon për të njëjtën çështje./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews