Ballina Aktualitet Kultura Gjuha tatare i shtohet Gjuhëve Globale online

Gjuha tatare i shtohet Gjuhëve Globale online

Iniciativa e Fjalorëve të Oksfordit, e njohur si Gjuhët Globale të Oksfordit (OGL), ka shtuar gjuhën tatare në listën e saj të gjuhëve online.

Fjalori online ofron mundësinë e përkthimit të fjalëve dhe frazave nga gjuha tatare në atë angleze dhe anasjelltas.

Drejtorja e Fjalorit të Oksfordit, Judy Pearsall, ka thënë se “gjuha tatare ka një histori të pasur me origjinën që i daton në kohën e mesjetës dhe përtej asaj”.

Profesori Golshat R. Safiullina, i cili është i angazhuar në Institutin e Filologjisë, Leo Tolstoy, është cituar të ketë thënë se fjalori online “duhet të prezantojë kulturën dhe gjuhën tatare para gjithë botës”.

Iniciativa, Gjuhët Globale të Oksfordit nga Fjalorët e Oksfordit është prezantuar në shtator të vitit 2015./REL/

@tn.lajmelokale
@tetovanews