Ballina Showbiz Genc Prelvukaj publikon videoklipin e këngës “Dimër” (VIDEO)

Genc Prelvukaj publikon videoklipin e këngës “Dimër” (VIDEO)

“Dimër” titullohet kënga më e re që e ka publikuar Genc Prelvukaj dhe e ka shoqëruar me videoklip.

Është një rep-baladë e interpretuar mirë nga reperi dhe që i përshtatet këtij sezoni.

Vet Genci e ka shkruar tekstin dhe është producent i këtij projekti muzikor.

Masterizimi është bërë nga Bergin Demaj, ndërsa edhe anën vizuale e ka realizuar produksioni Black Fish Entertainment.

“Kënga bën fjalë për një histori dashurie”, kishte thënë më herët reperi për Telegrafin në lidhje me këtë projekt.

Ai ka paralajmëruar edhe këngë të reja gjatë vitit 2018, ndërsa nuk ka përjashtuar edhe realizimin e bashkëpunimeve.

Prelvukaj ka qenë shumë aktiv në vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti duke realizuar shumë bashkëpunime.

VIDEO bonus:
Loading...