Ballina Argëtim Jetë & Stil Edhe princeshat i shtyjnë… fejesat?

Edhe princeshat i shtyjnë… fejesat?

Ceremonitë zyrtare të fejesës dhe martesës së princeshës Mako, mbesa e perandorit të Japonisë, me një person jo me gjak ”blu”, të planifikuara të zhvilloheshin këtë vit, u shtynë deri në vitin 2020 për arsye të mospërgatitjeve në kohë, raportoi sot media japoneze.

Mako, 26 vjeçe, njoftoi shtatorin e kaluar fejesën me Kei Komuro, me të cilin ishte takuar në universitet, aktualisht i punësuar në një zyrë avokatie.

Ceremonia tradicionale ishte parashikuar më 4 mars për të zyrtarisht lidhjen e tyre, përpara organizimit të martesës më 4 nëntor.

Në një deklaratë dhënë agjencisë së Oborrit Perandorak, të cituar nga agjencia Kyodo, princesha Mako pranoi mungesën e kohës për përgatitjet e nevojshme të ceremonisë martesore.

Ajo gjithashtu u shpreh se do të dëshirone ta shtynte martesën deri në 2020, pas organizimit të një seri ceremonish të rëndësishme për familjen perandorake, duke iu referuar lënies së detyrës së perandorit Akihito në prill 2019./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews