Ballina Shëndeti Benefitet e çokollatës së zezë kombinuar me bajame

Benefitet e çokollatës së zezë kombinuar me bajame

Kombinimi i bajameve, çokollatës së zezë dhe kakaos mund të zvogëlojë një faktor shumë të rrezikshëm për sëmundjet koronare të zemrës, transmeton Klan Kosova.

Studimi i ri zbuloi se kombinimi i bajameve të papërpunuara, çokollatës së errët dhe kakaos redukton, ul, nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

“Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë kontekstin. Mesazhi nuk është që njerëzit duhet të hanë shumë çokollata dhe bajame për të ulur nivelin e koleterolit të keq në gjak,”-tha Penny Kris-Etherton, që drejton studimin. “Njeëzve u lejohet që të marrin rreth 270 kalori në ditë dhe kur ushqimet si bajame, çokollatë e zezë dhe kakao konsumohen së bashku si një ushqim ata u japin përfitime shëndetësore ndryshe nga ushqimet e tjera.”

Studimi i realizuar tek 31 njerëz tregoi se kur pjesëmarrësit konsumuan vetëm bajame kolesteroli u ul me 7% në krahasim me periudhën kur nuk konsumuan asnjë nga ushqimet. Sipas studimit kombinimi i bajameve me çokollatë të zezë dhe kakao reduktoi në masë LDL që është faktor rreziku për për sëmundjen kardiovaskulare, transmeton Klan Kosova.

Alice H. Lichtenstein, D.Sc., profesor Gershoff në Universitetin Tufts dhe drejtor i Laboratorit Kardiovaskular të Ushqimit, tha se është e rëndësishme të theksohet se pjesëmarrësit hëngrën bajame në vend të yndyrës së qumështit si pjesë e një diete të shëndetshme.

“Ky ishte një studim shumë i mirë i kontrolluar që tregoi se zëvendësimi i yndyrës së ngopur (gjalpë dhe djathë) me yndyrë të pangopur që vijnë nga arra (bajame) ka pasur një efekt pozitiv në përqendrimet e lipideve të plazmës,”– tha Lihtenshtajni, i cili nuk ishte i përfshirë studimi.

Kris-Etherton gjithashtu tha se kur bëhet fjalë për yndyrna, bajamet janë një zgjedhje shumë më e mirë se gjalpi dhe djathi.

Ju duhet që të përzieni së bashku 1/3 e filxhanit të cajit me bajame, i kombinuar me gati një çerek filxhani çokollatë e zezë dhe 1/3 kakao, shkruan ora, transmeton Klan Kosova.

@tn.lajmelokale
@tetovanews