Ballina Lajme Izet Haxhia rrëfehet nga Turqia pas 15 vitesh arrati (VIDEO)

Izet Haxhia rrëfehet nga Turqia pas 15 vitesh arrati (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia rrëfehet për herë të parë në DITA pas 15 vitesh arrati.

Në një intervistë me të dërguarën e DITA-s në Turqi, Mira Kazhani, ish-njeriu i afërt i Berishës tregon vitet me liderin e PD, raportet me familjen Berisha dhe me politikanët, shumë prej të cilëve janë sot personazhe të rëndësishëm në opozitë dhe qeverisje.

Haxhia pranon se nuk ka qenë engjëll, se ka qenë njeri i dhunshëm, por ai shton se është penduar.

49-vjeçari, i larguar në vitin 1999 nga Shqipëria rrëfen se ka humbur besimin tek idhulli i tij i viteve -90 Berisha por jo tek Zoti sot.

Haxhia sjell gjithashtu një dëshmi të rrallë mbi vrasjen e Hajdarit, vrasje për të cilët akuzohet edhe ai vetë si bashkëpunëtor.

Ai nuk ka mundur të fitojë azilin politik nga shteti turk por edhe nuk është ekstraduar për në atdhe. I pyetur për një kthim të mundshëm në Tiranë dhe ribashkim me familjen të cilën ka vite pa e parë, Haxhia përlotet dhe nuk e vazhdon më intervistën.

Intervista dy orëshe do të publikohet në variantin PRINT dhe VIDEO në DITA. Në copëzën prezantuese që po shihni në fund të këtij shënimi janë disa momente të saj. Sot u publikua pjesa e parë e cila është e përqëndruar te Berisha dhe familja e tij. Në ditët pasuese do të vijnë detajet për dosjen Hajdari, dosjen Tropoja, bombën e vendosur tek VEFA, etj.

Një rrëfim ku përfshihen edhe emra që nuk janë artikuluar kurrë nga politika, drejtësia apo media; një dëshmi e rrallë që të bën të kuptosh më mirë disa nga pse-të më të rëndësishme të Shqipërisë së pas viteve ’90.