Ballina Futboll Zidane: Unë e dua, kurse ai mendon të kundërtën

Zidane: Unë e dua, kurse ai mendon të kundërtën

SHPËRNDAJE

Zinedin Zidane i thuri elozhe mesfushorit, Isco Alarcon duke thënë se është një lojtar shumë i rëndësishëm për Real Madridin.

Trajneri i Realit theksoi se ndonjëherë Isco mendon se nuk e vlerësoj dhe nuk e dua.

“Unë e kam thënë gjithmonë që Isko është një lojtar i rëndësishëm dhe i vlefshëm për skuadrën tonë.

Ai këtë vit ka luajtur më shumë sesa vjet. Jam i kënaqur me faktin që shënoi gol sepse e meritonte. Ndonjëherë i shkon ndërmend se unë nuk e vlerësoj dhe nuk e dua.

“Benzema? Do t’i kishte pëlqyer të shënonte, por duket se këtë vit e ka të vështirë të gjejë rrjetën.

Skuadra reagoi mirë pas ndeshjes në mesjavë në Ligën e Kampionëve dhe punoi në shumë situata të ndryshme”, tha trajneri i Realit./sn/