Ballina Aktualitet Lajme Zaev: Negociatat rreth emrit në fazën përfundimtare (VIDEO)

Zaev: Negociatat rreth emrit në fazën përfundimtare (VIDEO)

Shkupi e Athina ndajnë mendimin se tani është momenti i vërtetë për t’i dhënë fund kontestit shumëvjeçar rreth emrit. Në prag të negociatave mes dy kryediplomatëve dhe ndërmjetësit të OKB-së më 25 prill në Vjenë, kryeministri Zoran Zaev shprehet optimist se çështja do të zgjidhet nëse palët e vazhdojnë procesin në frymën pozitive.

Besoj se secili takim ndihmon. Edhe pala greke beson se ndihmon. E gjithë kjo mund të nënkuptojë hapërim drejt zgjidhjes përfundimtare. Është shumë e rëndësishme që të dy palët të kuptohemi. Po hymë në esencën, në detajet më subtile, ku duhet të jemi mjaftë kreativ që të mund në të vërtetë t’i mbrojmë të dy palët. Kjo është shumë e rëndësishme që në të ardhmen të ndërtojmë partneritet të sinqertë –  u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.

Deputeti i shumicës parlamentare greke, Nikos Ksidakis tha se marrëveshja e ndershme dhe funksionale do të jetë në dobi të dy popujve.

Mendoj se jemi në pikën më të mirë që nga viti 1995 kur u arrit Marrëveshja e Përkohshme. Dy shtetet edhe dy popujt janë në pozitë që të sillen me njëri-tjetrin me më shumë vetë-besim, me më shumë besim në njëri-tjetrin, që të gjendet zgjidhje e përbashkët, e pranueshme, që do të lejojë të përparojmë, të jetojmë bashkë në paqe, për zhvillim të dy popujve – tha Nikos Ksidakis, Siriza.

Në intervistë për Agjencinë e lajmeve MIA, Ksidakis tha se ka kohë që të shqyrtohen dallimet rreth “erga omnesit” dhe ndryshimeve kushtetuese. Ndërsa Zaev shpreson që dallimet të tejkalohen deri në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Sofje, më 17 dhe 18 maj. Duke theksuar kështu se zgjidhja e emrit është kruciale për marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në dhe anëtarësimin e vendit në NATO.

Anesa Salihu

@tn.lajmelokale
@tetovanews