Ballina Aktualitet Kosovë Vuçiç: Zgjidhja për Kosovën nuk do të jetë pa dhimbje për serbët

Vuçiç: Zgjidhja për Kosovën nuk do të jetë pa dhimbje për serbët

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se nuk e kishte propozuar ende zgjidhjen për Kosovën, kështu që nuk ishte ende i sigurtë nëse do ta mbante premtimin për ta ofruar një gjë të tillë në fund të prillit.

Duke paralajmëruar se do të punonte seriozisht, me përgjegjësi dhe në mënyrë kurajoze, Vuçiç theksoi se ky propozim ”nuk do të ishte pa dhimbje për serbët”.

“Kam thënë se do të paraqitet në fund të prillit. Nuk jam i sigurtë nëse, por, nëse po, unë do ta bëj këtë, dhe po i referohem vetëm paraqitjes në publik, në një mënyrë që të mos dobësojë pozicionin e Serbisë, asgjë më shumë se kaq”, deklaroi Vuçiç në një konferencë shtypi me Winfried Kretschmann, kryeministër i shtetit gjerman të Baden-Wurttemberg.

Ai shtoi se nuk besonte se një konflikt i ngrirë duhej të ruhej deri sa të vinin kohë më të mira.

“Nuk ekziston një gjë e tillë, ne do të përballemi me kohë më të vështira dhe të këqija”, theksoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews