Ballina Lajme Rajoni Vuçiç: Serbia s’ka forcë punëtore, po merr shqiptarët në punë

Vuçiç: Serbia s’ka forcë punëtore, po merr shqiptarët në punë

SHPËRNDAJE

Presidenti serb Aleksander Vuçic thotë se në Serbi po punësohen gjithnjë e më shumë shqiptarë.

Në një intervistë të gjatë televizive Vuçiç tha se vendi po përballet tashmë me mungesë të forcës së punës “dhe pse shumë nuk më besojnë”,raporton B92.

Ai shton se gjatë vizitës në një kantien ndërtimi në Beograd me kryebashkiakun Sinisa Mali, ai vuri re se punëtorët “nuk flisnin serbisht”. Presidenti tha se ishin shqiptarë nga Maqedonia, “ndërsa tani në vendin e tyre janë punëtorë nga Republika Serbe” (entiteti serb në Bosnje Hercegovinë).

Vuçiç tha se ka shqiptarë të Maqedonisë që punojnë dhe në kantiere të tjera në Serbi si rrugë apo tunele, sepse sipas tij “Serbia nuk ka punëtorë mjaftueshëm”. (TemA)