Ballina Kronika Vidhte vetëm “Mercedes-Benz” dhe “BMW”, padi penale për 33-vjeçarin nga Tetova

Vidhte vetëm “Mercedes-Benz” dhe “BMW”, padi penale për 33-vjeçarin nga Tetova

Policia e Tetovës ka ngritur kallëzim penal për 33-vjeçarin me inicialet Xh.R. nga Tetova. i cili dyshohet se ka vjedhur automjete, transmeton Tetova News.

Gjatë periudhës kohore nga nëntori i vitit 2017 e deri në janar 2018 i pandehuri ka vjedhur një automjet të tipit “Mercedes” dhe tre automjete të tipit “BMW”. Ai ka shfrytëzuar rastet kur pronarët i kanë parkuar makinat duke i lënë hapur dhe me çelësa në bravë.

Në këtë mënyrë ai ka shkaktuar dëm material në vlerë prej rreth 1.786.400 denarë (afër 30 mijë euro). /TetovaNews

Loading...