Ballina Bota VIDEO/ Moment interesant në Zyrën Ovale: Shihni çfarë i bën Trump, Macron-it...

VIDEO/ Moment interesant në Zyrën Ovale: Shihni çfarë i bën Trump, Macron-it (VIDEO)

Ndërsa presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron u paraqitën për fotografi në Zyrën Ovale, mediat kanë kapur një moment interesant duke treguar edhe njëherë marrëdhënien e tyre tepër komode.

Trump është kujdesur për paraqitjen e presidentit farncez duke i larguar një thërmijë “zbokthi” nga kostumi i tij, dhe ta mendodh që ky veprim i shefit të Shtëpisë së Bardhë vjen para shtypit botëror.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të veçantë”, tha Trump “Në fakt unë do të heq atë copë zbokth nga ju. Ne duhet ta bëjmë atë perfekt. Ai është perfekt. Është mirë të jesh me ju dhe ti je një mik i veçantë”, dhe më pas të dy liderët kanë qeshur duke treguar miqësinë mes tyre.

Macron është në Uashington këtë javë për vizitën e parë zyrtare shtetërore të presidencës së Trump.

Mediat shkruajnë se vizita do t’u japë dy udhëheqësve një shans për të forcuar lidhjet e tyre dhe të vendeve të tyre, si dhe për të diskutuar çështje të tilla si marrëveshja e Iranit dhe tregtia globale.(TemA TV)

@tn.lajmelokale
@tetovanews