Ballina Kronika VIDEO: I armatosuri me thikë terrorizon qytetarët, shihni çfarë bëjnë ata për...

VIDEO: I armatosuri me thikë terrorizon qytetarët, shihni çfarë bëjnë ata për ta ndaluar

SHPËRNDAJE

Ky është momenti i frikshëm kur një person me thikë në dorë hidhet në ajër nga kalimtarët që përpiqeshin ta pengonin atë të arratisej me biçikletë pasi po e ndiqte policia.

Muaz Tarfdar, 20 vjeç, u përplas në tokë në kohën që lëvizte me biçikletë në pjesën e jashtme të një hoteli në Cardiff të Anglisë.

Pamjet filmike tregojnë momentin kur një kalimtar në rrugë e hedh në rrugë nga biçikleta, më pas një tjetër e rrëzon teksa përpiqet të largohet me vrap.

Më pas ndërhyn menjëherë policia, e cila ndalon 20-vjeçari që sipas Daily Mail është i varur nga droga.

Në momentin e arrestimit atij u gjet një thikë e madhe në çantën e shpinës. (TemA)