Ballina Kronika Vdes 21-vjeçari, prek aksidentalisht telat e rrymës

Vdes 21-vjeçari, prek aksidentalisht telat e rrymës

Një 21-vjeçar nga fshati Moranë ka humbur jetën pas një goditje nga rryma elektrike.

Siç shpjegon policia, 21-vjeçari ka qenë në orar të punës, duke zhvilluar punime ndërtimore, ose më saktë duke shkarkuar tulla nga një makinë me vinç.

Teksa po i merrte tullat dhe po i lente në tokë, vinçi ishte bllokuar në në telat e rrymës dhe në atë moment kishte goditur banorin e Moranës së Shkupit. Ndihma e Shpejtë vetëm e kishte konstatuar vdekjen.

Me leje të prokurorit publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes, pa bërë obduksion. /SHENJA/

Loading...