Ballina Kronika U DHUNUA NË TRENIN E MBUSHUR ME TIFOZË: Policia legjitimoi 750 tifozë...

U DHUNUA NË TRENIN E MBUSHUR ME TIFOZË: Policia legjitimoi 750 tifozë të Borussia Mönchengladbacha, arrestohet i dyshuari

SHPËRNDAJE

Policia gjermane ka arrestuar personin e dyshuar për dhunimin e vajzës 19-vjeçare në tualetin e trenit të mbushur me tifozë të Borussia Mönchengladbacha, transmeton Tetova News.

Incidenti ka ndodhur të dielën, kurse policia i kontrolloi pothuajse 750 tifozë.

Por, më vonë hetuesit u fokusuan në 30-vjeçarin nga Mönchengladbacha. me prejardhje gjermano-polake. Pas hetimeve, ai u arrestua. Bëhet fjalë për Alexander B.,i njohur edhe më herët për policinë.

Siç mësoi Bild, 30-vjeçari ishte dënuar për abuzim seksual dhe ishte liruar me kusht.Gjithashtu ishte denoncuar katër herë për shkak të sulmeve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kthimit nga ndeshja Borussia Mönchengladbach kundër Bayern Munchen (1: 5).

Një tren special me rreth 750 tifozë të Borussia Mönchengladbach filloi udhëtimin pak pas orës 22:00 të së shtunës në München.
Kur arriti në Baden-Württemberg, rreth orës 1, 19-vjeçarja me dhunë u detyrua të futet në tualet dhe u dhunua.

Vajza thirri prindërit, kurse ata njoftuan policinë.

Zëdhënësi i policisë:”Treni ndaloi në Flörsheim dhe viktima u mor në pyetje nga policia”. I bëri një përshkrim të mirë keqbërësit.

Kur treni arriti më në fund në Mönchengladbach në ora 7:50, u prit nga policia./TetovaNews