Ballina Aktualitet Kosovë Sot varroset aktori Art Kurti, mbledhje komemorative në Gjakovë

Sot varroset aktori Art Kurti, mbledhje komemorative në Gjakovë

Sot do të organizohet mbledhje komemorative në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në këtë komunë, pas ndarjes nga jeta të aktorit Art Kurti.

Kjo mbledhje komemorative do të nis nga ora 15:00.

Pas mbledhjes komemorative, trupi i pajetë do të qëndrojë në hollin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” për homazhe deri në orën 17:30.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 18:00 në tyrben e “Sheh Fetahut”, në magjistralen Gjakovë-Prizren.

I ndjeri u gjet i vdekur në mëngjesin e së martës, në një makinë në rrugën Goden-Gjakovë.

Sipas policisë, dyshimet e para çojnë në vetëvrasje, transmeton Klan Kosova.

@tn.lajmelokale
@tetovanews