Ballina Lajme Kosovë Sot mbahet seanca e Kuvendit, Haradinaj në katër interpelanca

Sot mbahet seanca e Kuvendit, Haradinaj në katër interpelanca

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, në të cilën do të jenë në rend dite për diskutim pesë interpelanca dhe dhjetëra projektligje e propozim vendime tjera.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të përballet me deputetët në katër interpelanca, derisa në një interpelancë do të jetë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli. Interpelanca për “Contour Global” dhe marrëveshjen komerciale që e ka nënshkruar Qeveria e Kosovës me “Contour Globalin” do të jetë pjesë e debatit në Kuvend.

Pos kësaj, interpelancë do të ketë edhe për reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë, ndarja e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës dhe interpelanca në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, interpelanca ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismajli, do të jetë në lidhje me sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private në Republikën e Kosovës, e thirrur po ashtu nga LVV-ja.

Loading...