Ballina Kronika Shfrytëzonin femra me përfitime mbi 10 mijë euro në ditë, 8 shqiptarë...

Shfrytëzonin femra me përfitime mbi 10 mijë euro në ditë, 8 shqiptarë prangosen në Athinë

SHPËRNDAJE

Një grup i madh i shfrytëzimit të prostitucionit është shpërbërë nga policia greke, anëtarët e të cilit kanë shfrytëzuar femra nga Evropa Lindore, kryesisht nga Bjellorusia.

Gratë shfrytëzoheshin nëpër shtëpi në Athinë, duke ju dhënë leje qëndrimi me viza të rreme dhe certifikata të rreme mjekësore.

Operacioni i gjerë policor përfundoi me arrestimin e 8 anëtarëve të organizatës, të gjithë me origjinë shqiptare, të moshës 25 deri 68 vjeç, ndërsa në grup janë përfshirë edhe tetë persona të tjerë.

Ata akuzohen për një sërë veprash penale, si shfrytëzim prostitucioni, falsifikim dokumentesh, etj.

Në shkurt të këtij viti, janë identifikuar dy gra të huaja, viktima të trafikimit të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin seksual nga një organizatë kriminale, aktive në Greqi dhe jashtë saj.

Lidhur me mënyrën e veprimit të organizatës, është zbuluar se anëtarët e grupit kriminal gjenin gra në vështirësi ekonomike me pretekstin e gjetjes së një pune në Greqi që do t’u sillte të ardhura të mëdha financiare. Duke marrë pëlqimin e tyre, ato dërgoheshin në Greqi.

Më pas, anëtarët e organizatës i morën gratë dhe i vendosën në shtëpi në qendër të Athinës, ku mbikëqyrnin plotësisht lëvizjet e tyre.

Duke përdorur dhunë psikologjike, kërcënimet dhe nën pretekstin se ishte krijuar një borxh i madh për rregullimin e dokumenteve të tyre të udhëtimit, femrat detyroheshin të punonin si prostituta në shtëpitë publike të Athinës.

Grupi i detyroi gratë të punonin nga 15-16 orë në ditë me nga 40 klientë secila. Për çdo “takim”, pagesa ishte 20 euro, që do të thotë se secila prej grave ka marrë 800 euro në ditë. Duke pasur parasysh se ishin nga 10 deri në 15 femra që shfrytëzoheshin, të ardhurat e përditshme të organizatës kriminale ishin nga 8,000 deri në 12,000 euro!

Ndërsa gratë, kishin një pagesë ditore prej 10 eurosh.

Dy nga këto gra arritën të shpëtojnë, njëri prej të cilave ishte shtatzënë, kur mbërriti në Greqi dhe u detyrua të abortonte.

Anëtarët e grupit gjithashtu kërcënuan dy pronarë të dyqaneve të cilët mendonin se i kishin ndihmuar të shpëtonin.

Me qëllim për të maksimizuar fitimin e tyre, ata legalizuan qëndrimin e prostitutave me dokumente të rreme.

Madje, grupi kishte punësuar edhe një hetues privat për të kontrolluar gratë.

Nga htimet e kryera në shtëpitë e të arrestuarve u gjetën dhe konfiskuan:

shuma prej 11,410 € (në foto), tre pasaporta me pulla hyrëse dhe dalëse të rreme, pasaporta,  një numër dokumentesh dhe shënimesh të shkruara me dorë në lidhje me funksionimin e shtëpive të “seksit”, makina, etj.

Të arrestuarit janë dërguar pranë Prokurorisë së Athinës.