Ballina Kronika Sherr mes shqiptarëve dhe italianëve në burg, 1 i burgosur në luftë...

Sherr mes shqiptarëve dhe italianëve në burg, 1 i burgosur në luftë me vdekjen

Pesë të burgosur u plagosën mëngjesin e sotëm, në një sherr që shpërtheu mes të burgosurve shqiptarë dhe italianë në burgun e “Sant’Angelo dei Lombardi” (Avellino). Njoftimi bëhet nga autoritet italiane të burgjeve, që shtuan se një nga personat ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por pa përcaktuar kombësinë e tij.

Identitetet e personave të plagosur gjithashtu nuk bëhen me dije nga autoritet italiane dhe as mediat lokale.

Ndërhyrja e personelit të policisë së burgut arriti të shmangte një tragjedi të mundshme.

Loading...