Ballina Bota SHBA: Tërhiqemi nga Siria vetëm nëse përmbushen 3 kushte

SHBA: Tërhiqemi nga Siria vetëm nëse përmbushen 3 kushte

Përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadorja Nikki Haley publikoi tre kushte për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

“Ne nuk do të tërhiqemi nga Siria përderisa nuk plotësohen tre kushtet. Nuk mund të lejojmë përdorimin e armëve kimike, organizata terroriste DAESH duhet të mundet plotësisht dhe duhet të sigurohemi se Irani nuk dominon në rajon”, bëri të ditur Haley.

Ambasadorja Haley iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të kanalit televiziv “CBS” në lidhje me rendin e ditës.

Duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të bisedojnë drejtpërsëdrejti me regjimin aktual të Sirisë, Haley preku edhe në praninë ushtarake të ShBA-së në këtë vend, njofton TRT.

“Qëllimi është kthimi i trupave amerikane në vend, por pa arritur në tre objektiva nuk do të tërhiqemi nga Siria. Fillimisht nuk do të lejojmë përdorimin e armëve kimike dhe do të luftojmë për këtë.

Organizata terroriste DAESH duhet të mundet plotësisht dhe e treta duhet të sigurohemi se Irani nuk dominon në këtë rajon”, bëri të ditur Haley.

@tn.lajmelokale
@tetovanews