Ballina Kronika RRIHEN BRUTALISHT DY SHTETAS TURQ NË SHKUP

RRIHEN BRUTALISHT DY SHTETAS TURQ NË SHKUP

SHPËRNDAJE

Dy shtetas turq janë rrahur mbrëmë në afërsi të qendrës së Shkupit nga persona të panjohur.

Sipas të dhënave të MPB-së, shtetasit turq E.I , 24 vjeç dhe S.J, 26 vjeç me vendqëndrim të përkohshëm në Maqedoni kanë thënë se janë sulmuar fizikisht nga ana e personave të panjohur në afërsi të gjimnazit “J.B Tito”. Policia menjëherë ka ndërmarrë masat për zbardhjen e rastit, ndërsa turqit e sulmuar janë shtrirë për shërim në Spitalin e Shkupit.