Ballina Kronika Rrahje në qendrën sportive në Tetovë: Të rinjtë shkojnë të argëtohen dhe...

Rrahje në qendrën sportive në Tetovë: Të rinjtë shkojnë të argëtohen dhe bëhen për spital

SHPËRNDAJE

Në policinë e Tetovës është denoncuar rasti i një rrahjeje në parkun e argëtimit në qendrën sportive në Tetovë. Nga ana e disa personave është ushtruar dhunë ndaj A.L. (22) dhe A.J. (18) nga Sellca dhe A.Sh. (18) nga Tetova, transmeton Tetova News.

A.J. ishte në parkun argëtues dhe u sulmua fizikisht nga të punësuarit, kurse A.L dhe A.Sh. ndërhyjnë që t`i ndajnë, por edhe ata u sulmuan. Pas ngjarjes të gjithë përfunduan në Spitalin Klinik në Tetovë për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga ana e SPB në Tetovë janë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit, janë gjetur sulmuesit dhe pas dokumentimit të plotë do të bëhen kallëzimet adekuate.