Ballina Aktualitet Lajme PROMOVOHET LIBRI “DROGA, FUNDI I LIRISË” (VIDEO)

PROMOVOHET LIBRI “DROGA, FUNDI I LIRISË” (VIDEO)

Statistikat tregojnë se në vitin 2016 në nivel botëror ka pasur shitje të drogës në vlerë prej 1.3 trilion dollarë. 10 vitet e fundit kjo dukuri është shndërruar në një problematikë globale shëndetësore. Këto të dhëna i publikoi Antari i Kryesisë qendrore të Fondacionit Humanitar IHH-Turqi, Osman Atalay, i pranishëm në tribunën kundër dukurive negative, të organizuar nga Unioni Studentor Shqiptar dhe Lidhja e Nxënësve Shqiptarë.

Atalay më tej sqaron se sipas analizave të realizuar nga persona të varur nga droga, shkaqet që shtyejnë të rinjtë drejtë kësaj rruge pa kthim janë të ndryshme. Sipas analizave, 40-45 % kjo shkaktohet nga rrethi apo shoqëria, 28-30 % e të rinjëve imponohen nga kurioziteti, 15 % nga problemet fizike dhe psikologjike dhe 8 % nga reflektimi i problemeve ekonomike dhe sociale brenda familjes.

Osman Atalay, anëtar i Kryesisë qendrore të IHH-Turqi

“Çështja e drogës, në veçanti në 10 vitet e fundit është shëndrruar në një problem tejet i rëndësishëm global shëndetësor. në veçanti mund të themi që kemi të bëjmë me një dukuri ose virus që është duke u zgjeruar dhe çdo ditë e më tepër jemi duke dëgjuar për lloje të ndryshme të drogës. derisa para 15 viteve kishim lloje të drogës që prodhoheshin nga barëra natyrore, në ditën e sodit kemi të bëjmë me një fenomen tjetër shumë më të rrezikshëm, pra droga që prodhohet nga kimikale sintetike të cilat janë shumë më të dëmshme”.

Nga ana tjetër psikologja Edlira Destani, duke folur për  shqetësimin e kësaj dukurie që së fundmi ka marrë hov të madh në shoqëri, u shpreh që janë vetë familja dhe edukatorët qofshin ata mësuesit ose profesorët që duhet kushtuar më shumë vëmendje personave, nga mosha 14 deri në 18 vjeçare, që llogarien edhe si grupmosha më e rrezikuar.

Edlira Destani, psikologe

“Përdorimi i drogës, alkoolit, i duhanit si dhe i medikamenteve të tjera po shoqërohet shumë shpesh, në qytete të caktuara ku ka edhe kazino, ose shtëpi të fatit. Po humbasin vërtetë një kohë shumë të madhe jo vetëm të rinjtë, por edhe mosha më të rritura. Nga e gjithë kjo ne shohim prurje të mëdha finansiare, por shumë të pakta janë sytë që hidhen nga trajtimi i këtyre personave. Sytë hidhen më pak tek këta persona, përshkak se ndonjëherë shoqëria thotë që: “Ka dashur dhe ka bërë ashtu”.

Njëkohësisht gjatë kësaj tribune u bë edhe promovimi i librit “Droga, Fundi i Lirisë”, i cili është botuar fillimisht në turqisht, ndërsa tani edhe në gjuhën shqipe dhe atë boshnjake.

Emine Ismaili /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews