Ballina Kronika Pollog, për tre muaj 126 shkelje të rendit dhe qetësisë publike

Pollog, për tre muaj 126 shkelje të rendit dhe qetësisë publike

SHPËRNDAJE

Në tre muajt e fundit të këtij viti, në rajonin më të gjerë të Pollogut janë regjistruar gjithsej 126 shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Numri më i madh i tyre (76) kanë ndodhur në rajonin e Gostivarit, ndërsa të tjerat (50) në rajonin e Tetovës.

Sipas analizave të SPB Tetovë, nga shkeljet në tremujorin e parë të vitit, në numër më të madh janë sulmet fizike.

“Nga gjithsej pesëdhjetë, 31 janë regjistruar në rajonin e Gostivarit, ndërsa 19 të tjerat në rajonin e Tetovës. Në këtë periudhë, ka pasur tetë përleshje (në Tetovë shtatë dhe në Gostivar një). Në mesin e shkeljeve, janë regjistruar raste të grindjeve, bërtitjeve dhe sjelljes së pahijshme. Nga gjithsej 13, nëntë ishin në Gostivar, ndërsa të tjerat në Tetovë”, thotë zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Si shkelje të rendit dhe qetësisë publike, janë regjistruar edhe dhjetë raste të ofendimit dhe poshtërim të personit të autorizuar zyrtar (në Tetovë tre dhe në Gostivar shtatë).

Në raportimet, si shkaktarë, gjegjësisht shkelës potencohen 145 persona. Numri më i madh i shkeljeve, janë zbardhur plotësisht dhe kanë përfunduar me 108 kërkesa për fillimin e procedurës kundërvajtëse.

Sipas vendit të ndodhisë së këtyre shkeljeve edhe këtë vit më shpesh janë rrugët dhe objektet hotelierike, derisa numri më i madh i shkelësve janë meshkuj të moshave të ndryshme.

Në tre muajt e fundit të këtij viti, shkelje të rendit dhe qetësisë publike ka pasur edhe rreth institucioneve arsimore, ndërsa tre raste të tilla ka pasur edhe gjatë organizimit të garave sportive.

Për shkeljen e rendit dhe qetësisë publike, janë paraparë gjoba të cilat varësisht nga pasojat lëvizën nga 300 deri në 500 euro në kundërvlerë denari për përleshje, për sulm fizik nga 600 deri 800 euro. Për ofendim dhe poshtërim të personit të autorizuar zyrtar, është paraparë gjobë në vlerë prej 600 deri 800 euro./MIA