Ballina Bota Palaçoja që po garon në zgjedhjet për kongresmen në SHBA (VIDEO)

Palaçoja që po garon në zgjedhjet për kongresmen në SHBA (VIDEO)

Steve Lough, që dikur punonte në cirk, tani po garon si i nominuar nga Partia Demokratike në Karolinën Jugore.

Faqja e tij në internet është e regjistruar nën domenin, clownforcongress.com (palaçoja për kongres), dhe ku shihen fotot e tij me grim dhe tesha palaçoje.

Ndërsa slogani i tij është “Aim High! Vote Lough!” (Syno Lartë, voto Lough), është një lojë fonetike pasi mbiemri i tij Lough, shqiptohet në anglisht njëjtë sikur fjala “low” (poshtë), njofton Klan Kosova.

Ai ka deklaruar se çështjet kryesore me të cilat synon të merret janë; ligjet për ndalimin e blerjes së armëve dhe sigurimi shëndetësor për të gjithë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews