Ballina Bota Padi kundër Hillary Clinton, akuzohet për pastrimin e 84 mln USD gjatë...

Padi kundër Hillary Clinton, akuzohet për pastrimin e 84 mln USD gjatë fushatës

Komisioni Federal i Zgjedhje i SHBA (FEC) është paditur për injorim të pastrimit të 84 milionë dollarëve nga ana e fushatës së Hillary Clinton dhe Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC) përmes donacioneve tç fushatës.

Padia e bërë nga një grup i quajtur Komiteti për Mbrojtjen e Presidentit (CDP) pretendon se Hillary Victory Fund (HVF) mori donacione nga donatorë me emër e xhepa të mëdhenj dhe i instruktoi ata t’i dërgonin paratë në llogari të grupeve lokale të Partisë Demokratike; donacionet më pas kaluan te DNC, i cili, nga ana e tij, i dërgoi për ekipin i Hillary-së.

CDP, më parë i njohur si Stop Hillary PAC, pretendon në padi se FEC e dinte që kampi i Clinton kishte nisur skemën dhe madje bëri të ditur se duhej nisur një hetim për shqyrtimin e donacioneve, por asnjë aksion nuk është ndërmarrë deri tani, raporton Fox News.

“Makineria e Clintonit i ka shpëtuar për shumë kohë përgjegjësisë për praktikat ilegale”, tha kryetari i CDP, Ted Harvey. “Pas muajsh shqyrtime, FEC ka refuzuar t’i adresohet skemës së pastrimit të 84 milionë dollarëve nga Clinton duke dhunuar disa ligje të financimit të fushatave”.

Padi thotë se FEC shkel Aktin Federal të Fushatave Zgjedhore dhe e quajti mungesën e veprimit “arbitrare, tekanjoze, kundër ligjit dhe abuzim me kompetencat”.

“I bëjmë thirrje gjykatës të lëvizë dhe të kërkojë veprim nga FEC. Populli amerikan kërkon që figurat më të korruptuara të politikës të përgjigjen për veprimet e tyre”, këmbëngul grupi.

Padia paraqet fakte që donacione të mëdha u bënë për degët e partive në shtete, por në të njëjtën ditë, e njëjta sasi, u transferua nga organizatat lokale në aparatin kombëtare të Partisë Demokratike.

Skema u mundësoi donatorëve të mëdhenj të shmangnin kufizimet ligjore për donacionet, duke i dërguar në organizatat lokale në vend që t’i dërgonin direkt për fushatën e Clintonit, por të njëjtat pará në fund shkuan te Hillary Clinton.

FEC nuk ka bërë komente për këtë çështje, duke cituar rregullat e konfidencialitetit.

Loading...