Ballina Lajme Noqevski: I akuzuari Fejzi Aziri ka biseduar me Nevzat Bejtën në telefon...

Noqevski: I akuzuari Fejzi Aziri ka biseduar me Nevzat Bejtën në telefon për rastin “Monstra”

SHPËRNDAJE

Goran Noqevski, babai i Aleksandrit i cili u vra me katër personat e tjerë në Liqenin e Smillkovës, në seancën e sotme për rastin “Monstra” e mori fjalën para gjykatës, shkruan “Fokus”, transmeton Portalb.mk.

Ai kërkoi nga gjykata që publikisht të publikojë se të kujt janë pesë numrat e telefonit që janë regjistruar si sekret shtetëror, ndërsa kanë komunikuar të akuzuarit e rastit “Monstra”.

“Në një nga takimet, kryeministri i tanishëm Zoran Zaev na ka thënë se ato numra janë të funksionarëve të BDI-së, na ka treguar edhe transkript të bisedave mes nënkryetarit të BDI-së, Nevzat Bejta me të akuzuarin Fejzi Aziri.

Nuk na i dha transkriptat sepse do të bënte vepër penale, për këtë kërkojmë nga gjykata të bëjë bastisje në LSDM dhe ta marrë dokumentin. Kërkojmë edhe Zaevin, nëse ka nevojë edhe me roje të sillet në seancë, këtu të përballet me prindërit që të shihni se e flasim të vërtetën.

Gjithashtu, Zaev na ka thënë se vetura Opel Omega është e MPB-së. Zaev nuk na ka plotësuar shumë premtime, na premtoi se do të mësohet e vërteta, por nuk ndodhi. Ai me dëshmitë që i posedon është duke manipuluar”, theksoi Noçevski para gjykatës.