Ballina Argëtim Nis festivali i ujit në Bangkok (VIDEO)

Nis festivali i ujit në Bangkok (VIDEO)

Rrugët e Bangkokut u mbushën me mijëra njerëz, që dolën për të marrë pjesë në betejën e ujit. Mijëra tajlandezë dhe turistë të huaj, të pajisur me pistoleta uji, morën pjesë në hapjen e festivalit të ujit në Bangkok.

Fillimi i festivalit shënon edhe fillimin e vitit të ri tajlandez. Pjesëmarrësit u panë mjaft të lumtur, derisa për orë të tëra vazhduan gjuajtjet me ujë. Synimi i shumë pjesëmarrësve ishte që asnjë pjesë e trupit të mos mbetet pa u lagur. Festivali “Songkran” njihet ndryshe edhe si beteja më e madhe e ujit në botë.

Tajlandezët i kushtojnë shumë rëndësi këtij festivali, pasi atë e shohin si respekt ndaj murgjve budistë.

Loading...