Ballina Aktualitet Kosovë Kosovë, Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit

Kosovë, Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me Raportin e Progresit.

Anëtarja e Kryesisë së Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha pas mbledhjes së djeshme të kryesisë ku u vendos për këtë seancës se para dy ditësh grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, me mbështetjen e LDK-së dhe të Grupit të Deputetëve të Pavarur, kanë proceduar kërkesë për këtë seancë.

Seanca e mbetur në gjysme e para dy ditësh do të vazhdojnë me datë 26, ku do të paraqitet në tre interpelanca kryeministri Ramush Haradinaj.

Në këtë mbledhje është vendosur po ashtu që më 3 maj të ketë një seancë tjetër me kërkesën për formimin e Komisionit për shpenzimet e Presidencës dhe disa pika të tjera, transmeton Klan Kosova.

@tn.lajmelokale
@tetovanews