Ballina Jetë & Stil Klienti i kënaqur lë bakshish… 2 000 dollarë

Klienti i kënaqur lë bakshish… 2 000 dollarë

SHPËRNDAJE

Për pjesën më të madhe të amerikanëve, një bakshish i mirë në një restorant arrin maksimalisht deri në 20% të faturës.

Por, ç’mund të thuhet për një bashkish prej 260% ?

Pikërisht ky rast u regjistrua të dielën në mbrëmje në restorantin ”Boka”, një ndërtesë shumë pranë Çikagos, ku një klient shumë i kënaqur nga darka, fatura e së cilës ishte 759 dollarë, la një bakshish prej 2 000 dollarësh.

Restoranti, i cili bëri publik informacionin ditën e hënë ka dashur të ruajë anonimatin e klientit mjaft bujar, i identifikuar vetëm si ”Mike, një vizitor i ardhur nga Seattle”.

Restoranti ”Boka”, me një yll Michelin, përshkruhet si një restorant i një cilësie të lartë si dhe për çmime gjithashtu të larta.

”Pasi la fillimisht 300 dollarë, pasi pagoi faturën prej 759 dollarë, klienti iu drejtua kuzhinës për t’i dhënë 100 dollarë secilit prej 17 personave të stafit të restorantit”, njoftoi menaxhimi i restorantit.

Ai postoi në Instagram një foto të këtij klienti të veçantë duke pozuar së bashku me stafin.

Restoranti ”Boka” po përjeton një periudhë të favorshme. Ai është i nominuar për një ”James Beard Award”, çmimi prestigjioz amerikan në fushën e gastronomisë.

Fituesi do të shpallet më 7 maj gjatë një ceremonie në Çikago./ata/