Ballina Bota Johnson: Ende nuk kemi vendosur për sulmin tjetër në Siri

Johnson: Ende nuk kemi vendosur për sulmin tjetër në Siri

SHPËRNDAJE

Britania do të shqyrtojë “mundësitë” me aleatët nëse presidenti sirian, Bashar al-Assad përdor sërish armë kimike kundër popullatës në Siri, mirëpo deri më tash nuk është planifikuar asgjë, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson.

Johnson ka mbështetur vendimin e kryeministres britanike, Theresa May për t’iu bashkuar sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Francës, për të qëlluar bazat e armëve kimike në Siri, duke thënë se ai vendim ka qenë hapi i duhur për të dënuar përdorimin e armëve kimike.

“Ende nuk ka ndonjë propozim në tavolinë për sulmet e ardhshme sepse deri më tash regjimi i Assadit nuk ka qenë aq i pamend për të nisur sulme të reja kimike”, ka thënë ai për BBC-në.

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania më 14 prill kanë nisur sulme të përbashkëta ajrore, pas sulmit të supozuar me armë kimike që ka ndodhur javën e kaluar në qytetin sirian Duma dhe ka lënë të vdekur dhjetëra persona./kk/