Ballina Aktualitet Kosovë Ish-kryeministri Isa Mustafa ndërmerr një hap serioz për rrëzimin e qeverisë së...

Ish-kryeministri Isa Mustafa ndërmerr një hap serioz për rrëzimin e qeverisë së Kosovës

Me pretendimin për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe për të nxjerrë vendin nga kriza, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i ka ftuar kryetarët e partive politike të mërkurën e kësaj jave në një tryezë të përbashkët diskutimi.

Në letrën dërguar partive politike, të cilën e ka siguruar portali Kallxo.com, Mustafa thotë se gjendja e krijuar politike në vend mund të zgjidhet veç me zgjedhje të parakohshme.

“Është në interesin më të mirë të qytetarëve që partitë politike të arrijnë koncensus lidhur me temat e rëndësishme nacionale, Parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave, pavarësisht kush qeverisë si dhe përgatitjet e nevojshme për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice”, thuhet në letrën e Mustafës dërguar sot partive politike në vend.

Tryeza politike do të mbahen të mërkurën në ora 13 në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa sot gjatë ditës, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli u ka shkruar letër të gjithë përfaqësuesve politik në vend.

@tn.lajmelokale
@tetovanews