Ballina Bota Gjermani, përplasen dy aeroplanë në ajër

Gjermani, përplasen dy aeroplanë në ajër

Dy aeroplanë të vegjël janë përplasur në ajër ndërsa i afroheshin aeroportit gjerman.

Mendohet se ka të paktën 2 viktima pasi aeroplanët u rrëzuan në Adolf Wurth Aeroportit në Schwabisch Hall.

Të dy të vdekurit ishin pilotë sipas mediave gjermane, por hetuesit thonë se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet ndërsa ekuipazhet po vazhdojnë të kërkojnë viktimat.

Avionët u përplasën teksa po përpiqeshin të uleshin në areport në të njëjtën kohë rreth orën 16:00 të dielën. Ata fluturuan respektivisht nga Shtutgart dhe Regensburg.

Vendi i rrëzimit ndodhet 600 metra larg aeroportit./pe/

@tn.lajmelokale
@tetovanews