Ballina Kronika Fundjavë e zezë në Bavari: Fatkeqësi të shumta trafiku në rrugë, autostrada,...

Fundjavë e zezë në Bavari: Fatkeqësi të shumta trafiku në rrugë, autostrada, tunele…

Moti i mirë në bavari këtë fundjavë gjithashtu kishte anën e tij të errët, shkruan Tages Zeitung, transmeton Tetova News.

Një numër i madh njerëzish u ngjitën maleve, në natyrë, duke ngarë motorë, disa prej të cilëve humbën jetën, kurse disa të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore.

Veçanërisht e vështirë do të ishte përplasja e makinës dhe një grupi motoristësh nga Wasserburg. Incidenti ndodhi të shtunën në orët e pasdites. Shoferët e motorëve shkonin nga Frasdorf në drejtim të Aschau, kur makina i goditi ata. Një 23-vjeçar nga Wasserburg vdiq në vendin e aksidentit, ndërsa tjetri pësoi lëndime serioze.

Biçiklistët të cilët vinin në drejtim të vendit të fatkeqësisë që ndodhi në një rrugë të pasigurt, arritën në kohë t`i shmangen aksidentit, u lëndua vetëm njëri prej tyre.

Në një udhëkryq në Ursberg, një motorist 33-vjeçar goditi një 74-vjeçar në një karrocë dhe e la të vdekur në vend.

Në rrugën B12 kishte një përplasje në të cilën jetën e humbi një 49-vjeçar.
Në fakt, një 61-vjeçar që po ngiste një makinë humbi kontrollin e automjetit dhe goditi kamionin. Ai pësoi lëndime më të rënda trupore, ndërsa pasagjeri i tij vdiq.

Një përplasje e madhe ndodhi në tunelin e Bavarisë kur 40-vjeçari me automjetin e tij u fut me shpejtësi të madhe në tunel duke goditur një Ford Transit dhe më pas një Shkoda. Makina u dëmtua plotësisht, kishte gjithsej 14 të plagosur dhe tuneli u mbyll me orë të tëra.

Një aksident tronditës ndodhi në Germering të shtunën në mbrëmje. Katër vajza nga 9 deri në 11 vjet u përfshinë në aksident. Ato donin të kalonin rrugën kur një shofer me motor (60) erdhi drejt tyre. Shoferi u përpoq t’i shmangte ato, por goditi vajzën më të madhe. Ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore, por tani është jashtë rrezikut për jetën, shkruan Tages Zeitung./TetovaNews

Loading...