Ballina Aktualitet Kultura Festivali i Filmit në Kanë merr vendimin e papritur

Festivali i Filmit në Kanë merr vendimin e papritur

Festivali i Filmit i themeluar në vitin 1946, do të mbahet edhe këtë vit në Kanë, Francë. Festivali i 71-të i Filmit në Kanë është planifikuar të mbahet nga 8 deri më 19 maj 2018.

Slogani i këtij edicioni do të jetë: “Në Kanë vihet për të parë, jo për të të parë”. Kështu deklaroi një prej drejtuesve të Festivalit të Filmit, Thierry Fremaux, gjatë konferencës për shtyp, ndërsa citoi se “selfie” nuk do të lejohen të shkrepen në asnjë moment të këtij festivali. Gjithashtu, Pierre Lescure deklaroi: “Selfie-t? 9 në 10 prej tyre janë të shëmtuara. Nuk do të lejohen, sepse zbehin rëndësinë e tapetit të kuq”.

Festivali i Filmit në Kanë, në këtë edicion nuk do të lejojë as “selfie” dhe as filmat e “Netflix”. Pasi ditë më parë, vetë Ted Sarandos pohoi se filmat e kësaj platforme nuk do të lejohen në këtë edicion, pasi nuk janë aq të suksesshëm sa priten të jenë./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews