Ballina Kronika Dy tetovarë në pranga për mashtrim, premtonin para nga programi për zhvillimin...

Dy tetovarë në pranga për mashtrim, premtonin para nga programi për zhvillimin rural

Policia e Tetovës ka ngritur kallëzime penale kundër P.K. (31) nga Shkupi dhe Z.S. (55) nga fshati Ratajë i Tetovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së shtatë veprave penale “mashtrim”.

Gjatë periudhës kohore nga viti 2013 deri në janar 2018, të pandehurit kanë mashtruar persona nga Shkupi dhe nga fshatrat Zhillcë dhe Ratajë. Ata për një shumë të caktuar parash kanë ofruar ndihmë për të fituar mjete të pakthyeshme nga programi për zhvillimin rural, edhe pse personat e interesuar nuk i plotësonin kushtet sipas ligjit.

Në këtë mënyrë, të pandehurit kanë arritur të fitojnë rreth 504,280 denarë (rreth 8200 euro)./TetovaNews

Loading...