Ballina Shëndeti Dieta mesdhetare – humbni peshë, ruani zemrën dhe trurin nga plakja

Dieta mesdhetare – humbni peshë, ruani zemrën dhe trurin nga plakja

Kur vjen puna te dietat janë të shumëllojta deri te absurde.

Duke nisur nga ajo që njihet si “dieta me ushqim fëmijësh”, me “smoothie” e deri te ato që njerëzit edhe nuk besojnë se iu përshtaten trupit të tyre.

Por pjesë e konsiderueshme hulumtimesh sugjerojnë një plan që fokusohet në perime, proteina dhe yndyrëra të shëndetshme që sjellin të mira, si humbja e peshës, deri te mbajtja e mprehtë e mendjes dhe mbrojtja e zemrës, përcjell Klan Kosova.

Ajo njihet me shumë emra, por që më i zakonshmi është “Dieta mesdhetare”.

Në përbërje të kësaj diete janë perimet, frutat, farat, patatet, mishi i peshkut, jogurti, djathi dhe vaji i ullirit, si përbërësit primar.

Kjo dietë njihet për të mirat e mëdha që i sjell trupit të njeriut, pra, rënien e peshës trupore si dhe ruan zemrën dhe trurin nga plakja.

@tn.lajmelokale
@tetovanews