Ballina Kronika Detajet nga policia për dramën e djeshme në Tetovë: La fëmijën 3-vjeç...

Detajet nga policia për dramën e djeshme në Tetovë: La fëmijën 3-vjeç në makinë, kurse ajo u kaplua nga zjarri…

Zjarri që shpërtheu në automjetin “Audi A3”, në parkingun e rrugës së Ilindenit në Tetovë, u raportua mbrëmë në ora 18, kurse Tetova News ka publikuar pamjet nga vendi i fatkeqësisë, transmeton Tetova News

Shoferi A.N, 42 vjeçar nga fshati Llërcë i Komunës së Zhelinës, parkoi makinën dhe e la të ndezur, me qëllimin që shpejt e shpejt të futet në dyqanin e afërt, kurse në makinë mbeti fëmija i tij 3-vjeçar. Në një moment, nga pjesa e pasme e makinës filloi të dalë tym, kurse pronari u kthye menjëherë dhe e nxorri fëmijën nga automjeti. Zjarri shumë shpejt përfshiu krejt makinën. Automjeti u dogj i tëri, përveç pjesës te motori, i cili u dogj pjesërisht, njoftojnë nga policia.

Zjarri u shua nga ana e ekipit të zjarrfikësve të Njësisë territoriale të zjarrfikësve -Tetovë.

Dëmi i shkaktuar vlerësohet në 240 mijë denarë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes u krye nga ana e grupit hetimor të SPB – tetovë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./TetovaNews

Loading...