Ballina Bota David Copperfield në proçes gjyqësor, zbulohet truku i prestigjatorit

David Copperfield në proçes gjyqësor, zbulohet truku i prestigjatorit

David Copperfield përfundoi në gjyq për shkak të një numri magjie, që daton në 2013-n, shkruan “The Guardian”.

Në hotelin Mcm të Las Vegasit, iluzionisti përfshiu dhjetra persona në një numër “zhdukjeje”.

Mes këtyre njerëzve ishte edhe një zotëri anglez nga Kenti, i quajtur Gavin Cox, që në këtë rast mori një dëmtim në kokë, përveç dëmeve të tjera fizike që i kushtuan 400 mijë dollarë për kurimin mjekësor.

Për numrin, një ndër më të famshmit e tij, zgjidheshin njerëz nga publiku, rastësisht që duhej “të zhdukeshin”, për t’u shfaqur më pas prapa teatrit në fund të shfaqjes.

Truku i magjisë, sigurisht që ekziston në këtë rast dhe, pavarësisht tentativave të avokatëve të magjistarit për të ndalur denoncimet, ka qenë Chris Kenner, drejtori ekzekutiv i shfaqjes, që ka folur.

Njerëzit duhet të kalonin përmes korridorëve të brendshëm, kalime shumë të ngushta këto, të vendosur si brenda edhe jashtë strukturës, një lloj rruge si në garat me pengesa, dhe në errësirë, sa më shpejt të ishte e mundur.

Nga debati, dolën në dritë detaje të tjera.

Personat e zgjedhur nga publiku për numrin, nuk ishin në dijeni të asaj që do të duhej të bënin.

Ndërkohë, gjatë rrugës që duhej të përshkonin pjesmarrësit, pak para se Cox të rrëzohej, ai dhe anëtarët e tjerë të publikut kishin kaluar në një zonë mbushur me pluhur si shkak i punimeve që po kryheshin aty.

Jerry Popovich, avokati i hotelit, në të cilin po zhvillohej shfaqja, ka bërë me dije se natën kur u dëmtua Cox, edhe Copperfield kishte përshkuar të njëjtën rrugë për një tjetër numër magjie, pa pësuar asnjë problem, ndryshe do kishte lajmëruar stafin.

Në pritje të zhvillimit të proçesit, Cox i kërkoi iluzionistit një dëmshpërblim të majmë për dëmet./oranews/

@tn.lajmelokale
@tetovanews