Ballina Bota Caktohet vendi ku do të takohen dy presidentët e dy Koreve respektive

Caktohet vendi ku do të takohen dy presidentët e dy Koreve respektive

Takimi në samitin e 27 prillit ndërmjet Presidentit të Koresë Jugore Moon Jae-in dhe Presidentit të Koresë Jugore Kim Jong-un është vendosur të mbahet në fshatin Panmunjom.

Disa zyrtarë të Koresë Jugore mund të vizitojnë Korenë Veriore për të finalizuar detajet për samitin e parë që prej vitit 2007, ku dyja koretë do të punojnë në shfuqizimin e programit nuklear, thuhet sipas një burimi të Koresë Jugore, raporton “Haaretz”, transmeton Periskopi.

Ligjbërësit nga dyja shtetet fqinje janë duke negociuar detajet për t’ia bashkangjitur një deklaratë që do t’i japë fund konfrontimit, citon “CNBC”.

Pas takimit mes dy presidentëve koreanë në mars, shefi i sigurisë nacionale të Koresë Jugore dhe ai i veriut ishin të përkushtar në denuklearizimin e gadishullit korean dhe aranzhimin e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Ne presim që samiti të konfirmojë vullnetin e denuklearizimit (të Koresë së Veriut) dhe shpresoj që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Veriun në lidhje me këtë çështje,” presidenti koreano-jugor.

Sanksionet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që imponohet që nga testimi i parë bërthamor i Koresë së Veriut më 2006 dhe të forcuara gjatë dekadës së kaluar synojnë të ulin sanksionet tregtare ndaj Koresë Veriore./Periskopi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews