Ballina Bota Bombardime nga ajri në dasmë, 20 të vrarë, mes tyre edhe nusja...

Bombardime nga ajri në dasmë, 20 të vrarë, mes tyre edhe nusja (VIDEO)

20 persona që merrnin pjesë në një ceremoni dasme në Jemenin e veriut, përfshirë këtu nusen, raportohen të jenë vrarë në një sulm ajror.

Mjekët raportojnë se më tepër se 30 persona të tjerë janë plagosur nga sulmi mbrëmjen e së dielës në rajonin e Bani Qais.

Lëvizja rebele “Houthi” fajësoi për këtë ngjarje koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili mbështet qeverinë e Jemenit në luftën civile 3-vjeçare.

Ndërkohë që, një zëdhënës i koalicionit ka deklaruar se ngjarja do të “hetohet plotësisht”, duke theksuar se civilët nuk kanë qenë në asnjë moment objekt i shënjestrës së tyre.

Por grupet për të drejtat e njeriut i akuzojnë se jo pak herë kanë bombarduar markete, shkolla, spitale dhe zona rezidenciale.

@tn.lajmelokale
@tetovanews