Ballina Kronika Berlin, zhduket kroatja 30-vjeçare, nga e enjtja i është humbur çdo gjurmë.

Berlin, zhduket kroatja 30-vjeçare, nga e enjtja i është humbur çdo gjurmë.

SHPËRNDAJE

Daniela Veliç, kroatja 30-vjeçare që jeton dhe punon në Berlin, herën e fundit është parë duke dalë nga restoranti ku punonte, në afërsi të stacionit hekurudhor Bundesplatz. Ishte e enjte, 12 prill rreth orës 22:15, shkruan fenix-magazin, transmeton Tetova News.

Ka lindur në Pakrac të Kroacisë më 5 maj 1988, kurse në momentin që është zhdukur ishte e veshur me një xhup të shkurtër lëkure, xhinse të ndritshme dhe shall, të mbathura kishte atlete, kurse me vete kishte një çantë të zezë.

Motra e saj Diana njoftoi policinë e Berlinit, iu lajmërua të gjitha spitaleve të qytetit dhe kontaktoi me të gjithë miqtë, por asaj i kanë humbur gjurmët.

“Në celular nuk lajmërohet, e ka të fikur. Daniela duhej të nisej nga restoranti në Bundesplatz ku punonte, së pari me S-Bahn deri në Landsberger Allee, pastaj me tramvaj deri në Lichtenberg, ku jetonte. Por në shtëpi nuk erdhi. Askush nuk e di a ka hypur në tren ose për ku është nisur”, thotë motra e saj Diana.

Prindërit nuk i kemi lajmëruar menjëherë se nuk kemi dashur t`i shqetësojmë. Shpresoja se deri në fundjavë do të zgjidhej çështja e mungesës së saj dhe se policia do ta gjente. Fatkeqësisht, deri më tani nuk dihet asgjë”, shton Diana, motra e të zhdukurës Daniela Veliç./TetovaNews