Ballina Bota Berberi dënohet me burg pasi ia preu flokët dhunshëm 10 vjeçarit

Berberi dënohet me burg pasi ia preu flokët dhunshëm 10 vjeçarit

Abdulrahim Omar nga Luton i Anglisë, që ia qethi një fëmijës flokët dhunshëm derisa të pranishmit qeshnin, është dënuar me tetë muaj burg.

Berberi 21-vjeçar ia preu flokët si dënim, sepse kishte luajtur me zhiletin elektrik.Fëmija dhjetëvjeçar me ‘lëndime fizike dhe psikike’ telefonoi policinë, është thënë në raportin e gjykatës.Gjykata në Luton që e dënoi me tetë muaj burg

Me këtë rast, berberi është shpallur fajtor, për tejkalim të kompetencave dhe kanosje, ndërsa do të detyrohet të qëndrojë prapa grilave, pa të drejtë ankese.Avokati i të dënuarit ka shprehur keqardhje, ndërsa kërkoi falje në emrin e të mbrojturit të tij. /Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews